Ky është momenti kur shoferi i autobusit refuzon të parkohet me afër trotuarit, me qëllim që një pasagjer me paterica të zbret në tokë.
Michael Lanera po mundohej të zbriste nga autobusi në Yorkshire, por këtë ia pamundësoi shoferi i cili e parkoi veturën më larg trotuarit, transmeton Telegrafi.
Lanera, 50-vjeç, kishte thyer këmbën pasi u rrëzua në tokë në një rrugë të mbuluar me akull, dhe kjo ishte edhe arsyeja që ai kishte nevojë ta kishte autobusin me afër trotuarit që ta prekë më lehtë me patericë tokën.
Por kur ai i kërkoi shoferit që ta afroj autobusin më afër trotuarit, ai duket se u nervozua dhe kështu vendosi të mos e bëjë një gjë të tillë, dhe për plot 10 minuta qëndroi i ndalur dhe në një moment nxori librin për të lexuar në shenjë hakmarrje.
Fakti që Lanera po e filmonte ngjarjen e nervozoi edhe më shumë shoferin që assesi nuk donte ta lëvizte autobusin, dhe u nevojit që të shfaqet në vendin e ngjarjes një shofer tjetër që e bëri atë që është dashur ta bëjë kolegu i tij.
Këtë rast ai e kishte raportuar edhe në polici, ndërsa drejtori i trafikut urban Mattheë Ashton ka deklaruar se janë në dijeni të videos që është publikuar në internet dhe se kanë filluar ta hetojnë rastin. /Telegrafi/