Zyrtarët e Aeroportit të Moskës në Rusi, kanë krijuar parkingje të rezervuara vetëm për shoferet, që i kanë shënuar me një këpucë me take.
Mirëpo, hapësirat që janë shumë më të mëdha se zakonisht, janë kritikuar për dallime gjinore dhe ofendim, transmeton Telegrafi.
“Vetëm në tualete vendoset kjo shenjë, nuk ka nevojë edhe në parking. Është e ulët dhe jo me qëllim të mirë”, kanë komentuar organizatat që merren me të drejtat e njeriut.
Por, ideatorët e këtij projekti, kanë thënë se vetëm deshën të bëjnë diskriminim pozitiv, kryesisht për nënat që kanë fëmijë dhe nevojitet të lëvizin karrocat. /Telegrafi/