Paul dhe Zena Jones që kanë blerë një shtëpi në Birmingham të Anglisë për rreth 100 mijë euro, janë në mesin e pronarëve të atij kompleksi të ri, që po ankohen për parkingjet e ngushtë.
Hapësira që ka vetëm 2.18 metra, mundëson hyrjen e makinës së vogël siç është Ford Fiesta, por jo edhe lejimin e daljes së udhëtarëve prej saj, transmeton Telegrafi.
“Thuhet se ha gjerësi prej 2.30 metrave, por nuk është e vërtetë. Madje, aty ndodhet edhe kutia e rrymës”, ka thënë Jones lidhur me rastin.
Së bashku me banorët tjerë, ata janë ankuar para afro pesë muajve, por ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje prej ndërtuesi. /Telegrafi/