Telegrafi

Parkimi zonal në Tetovë problem për qytetarët

Qytetarët të cilët jetojnë në qendër të Tetovës, nuk kanë vend për të parkuar veturat e tyre, pasi prej muajit dhjetor të vitit 2015 para banesave të tyre në bulevardet Ilirija dhe Ilindenska po zbatohet parkimi në kuadër të zonës A. Komune e Tetovës në këto zona ka kufizuar kohën për parkim të veturave në tre orë, ndërsa qiramarrësve nuk ju mundësohet të paguajnë për parkim mujor, siç po zbatohet në qytetet tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga kjo situatë, qiramarrësit detyrohen t’i vendosin veturat e tyre ose në trotuare ose në lagje tjera me dhjetëra metra larg shtëpive të tyre.

Nga Komuna e Tetovës për Telma thanë se po rishikojnë disa opsione për tejkalimin e këtij problemi me qiramarrësit, ndërsa një ndër ta është edhe ndërimi i një parkingu.

Nga ndërmarrja publike “Parkingu i qytetit” Tetovë thonë se gjatë vitit të kaluar kanë dorëzuar kërkesë tek Ministria e Punëve të Brendshme, që të zgjerohet hapësira për parkim në zonën B, ndërsa përgjigje akoma nuk kanë marrë./Telegrafi/