Një shofere e re ka shpëtuar e palënduar, pasi e ka përplasur veturën në mënyrë misterioze për një shtëpi në Caithness të Skocisë.
Adoleshentja 20-vjeçare e ka humbur kontrollin derisa po parkonte, duke mbetur e mbështetur për murin e një prone të pabanuar dhe një makine tjetër, transmeton Telegrafi.
Siç mund të shihni në fotografi, vetura ka mbetur me pjesën e përparme në tokë, por nuk dihet se si ka ndodhur ky rast i pazakontë.
Askush nuk është lënduar në këtë rast, derisa automobili Mini ka pësuar dëme të mëdha. /Telegrafi/