Telegrafi

Parkimi më i keq që ndonjëherë keni parë: Në vend se të shtyp frenin, hapi bagazhin dhe filloi çmenduria (Video)

Për shumicën e shoferëve, e në veçanti ata më pak përvojë apo me vështirësi në manovrim në hapësira të caktuara, parkimi konsiderohet moment stresues.

Rrallëkush arrin që në tentimin e parë të parkoj veturën, por pas disa tentimeve gjithçka kryhet si është më së miri, transmeton Telegrafi.

Por kështu nuk ndodhi edhe me një grua e cila pas dhjetëra tentimeve jo që nuk arriti ta parkoj veturën, por edhe shkatërroi veturat tjera që ishin në parking.

Ajo në vend se të shtyp frenin apo ndërruesin e shpejtësive, hapi bagazhin duke i pamundësuar të shoh derisa lëvizte mbrapa.

Shikoni videon e postuar më poshtë e cila ka nxitur reagime të ashpra, por që njëherit është shikuar nga miliona njerëz nga e mbarë bota, për faktin se në të shfaqet një rast unik.