Telegrafi

Parker me fustan të Giambattista Vallit

Gjatë paraqitjes në premierë, aktorja dukej sensacionale me fustan mjaft atraktiv të Giambattista Vallit, ndërsa për t’u fotografuar në një ndërtesë të kryeqytetit rus ka veshur një fustan të ngushtë femëror me detaje të kuqe të Prabal Gurung, që është moda e fundit e këtij sezoni.

Sarah-Jessica e ka shfrytëzuar rastin për të vizituar dyqanin Manolo Blahnik, ku ka zgjedhur një kombinim të bardhë dhe take të larta, po ashtu me ngjyrë të bardhë.

Ajo nuk e ka lëshuar mundësinë që të ecë nëpër Moskë, ndërsa për veshje të zakonshme ka zgjedhur një bluzë pa krahë, xhinse dhe atlete, me ç’rast ka nxjerrë në pah linjën e saj të hollë. /Telegrafi/