Site icon Telegrafi

Parisi do të hap kampin e parë të refugjatëve

Parisi do të hap kampin e tij të parë të refugjatëve rreth mesit të tetorit, ka thënë kryebashkiakja i qytetit, shkruan The Independent.

Kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo tha se refugjatët do të mund të qëndrojnë në kamp për ‘pesë deri në 10 ditë’, kohë në të cilën do të pranojnë kujdes mjekësor dhe psikologjik.

Dy kampe do të ndërtohen: njëri për burra dhe njëri për gra dhe fëmijë. Kampi për burra do të ndërtohet në një vend të vjetër hekurudhor në veri të Parisit, ndërsa qendra për gratë dhe fëmijët do të hapet në Ivry-sur-Seine, në juglindje të Parisit, ”para fundit të vitit”, transmeton KosovaPress.

Exit mobile version