Telegrafi

Parisi solidarizohet me viktimat e Londrës, fikë dritat në Kullën Eifel

Ndriçimi në Kullën Eifel në Paris, do të ndërpritet në mesnatë, në shenjë solidarizimi me viktimat e sulmit terrorist të kryer sot në Londër, ku humbën jetën 4 persona dhe u plagosën 20 të tjerë.

Një vendim i tillë u mor nga kryetari i komunës së Parisit, qytet i të cilit ishte më parë cak i sulmeve të përgjakshme terroriste.