Telegrafi

Parisi shtyn hetimet për krimet e luftës nga bombardimet në Siri

Franca do të kthejë mbrapsht draftin, në zyrën e prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC), ku kërkohet nisja e hetimeve për krime lufte, që thuhet se janë kryer nga Rusia dhe Siria në Alepo, deklaroi sot ministri i Jashtëm francez, Jean-Marc Ayrault.

Zyrtarët e OKB-së dhe fuqitë perëndimore kanë shprehur ditëve të fundit zemëratën ndaj sulmeve ajrore që kanë goditur spitalet, një autokolonë të ndihmave dhe objektiva të tjera civile në zonat nën kontrollin e rebelët, në veri të Sirisë, duke përfshirë edhe qytetin lindor, Alepon.

“Kush i ka kryer në bombardimet? Janë sirianët, por edhe rusët, të cilët kanë ardhur me armët e tyre të sofistikuara që i lejojnë ata të depërtojnë deri në bunkerë, ku njerëzit po përpiqen të mbrojnë veten”, tha Ayrault.

Ayrault vizitoi Moskën dhe Uashingtonin javën e kaluar para një votimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së lidhur me dy rezolutat, që kanë për qëllim zbatimin e një armëpushimi në qytet e ngujuar.

Të dy rezolutat nuk arritën të miratohen.

Njëra rezolutë, e hartuar nga Franca dhe Spanja, nuk arriti të kalojë për shkak të kundërshtimit nga Rusia dhe Venezuela, për të cilën Ayrault është shprehur se “vota demonstroi izolimin e Rusisë”.