Parisi po përgatitet për daljen e lumit Sena nga shtrati, pas ditëve të tëra me reshje të dendura, të cilat sipas meteorologëve pritet të vazhdojnë.
Shtëpitë pranë lumit dhe bizneset në Paris janë vënë në alarm, pasi niveli i rritur i lumit Sena rrezikon që të dalë nga shtrati.
Në disa nga bodrumet e qytetit uji tashmë ka depërtuar brenda, pasi reshjet e dendura të shiut nuk janë absorbuar krejtësisht nga sistemi i kanalizimit.
Parisi pritet që të përballet me mot të ngjajshëm edhe në ditët në vijim, që do të thotë rritje edhe më e madhe e nivelit të lumit.
Disa nga rrugët e kryeqytetit francez tashmë janë vërshuar, ndërsa qarkullimi me barka, që zakonisht e përdorin turistët është ndërprerë.