Telegrafi

Parisi: Kosova aktualisht brenga më e madhe e Italisë

Italia ka kontingjentin e dytë më të madh në Kosovë në kuadër të trupave të NATO-s, ku aktualisht gjenden 2.200 ushtarë italianë.

Ajo gjithashtu udhëheq misionin paqësor të Kombeve të Bashkuara në Liban dhe komandën rajonale në Afganistan.

Parisi ka thënë që ndryshimi potencial në Kosovë do të rriste brengën për siguri edhe në vendet tjera, derisa situatën në Afganistan e ka përshkruar si “stabile në jostabilitetin e saj", transmeton agjencia e lajmeve Reuters.