Site icon Telegrafi

Parisi dëshiron ta quajë një shesh sipas princeshës Diana

Bashkia e Parisit dëshiron të emërtojë një shesh të vogël sipas princeshës Diana, i cili ndodhet në vendin e aksidentit automobilistik n të cilin ajo humbi jetën më 1997, tha një zyrtar sot.

Një monument në formën e një flake të artë në nder të saj është vendosur tashmë në atë vend afër tunelit Alma, ku ndodhi aksidenti.

Sheshi mban aktualisht emrin e këngëtares së operës Maria Kalas.

Sipas AP, zyrtari tha sot se këshilli i qytetit do të votojë muajin e ardhshëm mbi masat e nevojshme për riemërtimin.

Princesha Diana (36), partneri i saj Dodi Al Fayed dhe shoferi vdiqën pasi Mercedesi i tyre u përplasën në kolonën e betonit në tunel. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version