Javën e kaluar, Deutsche Bank ka publikuar raportin vjetor “Mapping the world’s prices”, duke kataloguar koston e mallrave dhe shërbimeve në një seksion të qyteteve më të mëdha dhe më të fuqishme në botë.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ky raport ka pasur parasysh çdo gjë, që nga kostoja e një pako cigaresh deri në atë se sa janë shpenzimet mesatare të qirasë në një apartament me dy dhoma gjumi, për të përcaktuar koston e jetesës në të gjithë globin.
Studimi i Deutsche Bank tregon gjithashtu se sa njerëzit fitojnë mesatarisht çdo muaj.
Në këtë drejtim, në përgjithësi, qytetet që renditen më lartë janë nga hemisfera veriore në ekonomitë e zhvilluara perëndimore, por fuqitë jugore të hemisferës si Australia dhe Zelanda e Re shfaqen gjithashtu.
Jo çuditërisht, njerëzit që jetojnë në qytete ku kostoja e jetesës është e lartë priren të kenë paga më të larta, me qendra financiare si Londra, Nju Jorku dhe Frankfurti.
Më poshtë i keni qytetet ku njerëzit fitojnë më së shumti:
24. Edinburgh, Britani e Madhe: $2,293
23. Ottawa, Kanada — $2,446
22. Amsterdam, Holandë — $2,493
21. Toronto, Kanada — $2,560
20. Paris, Francë — $2,583
19. Dublin, Irlandë — $2,603
18. Helsinki, Finlandë — $2,620
17. Stockholm, Suedi — $2,622
16. Frankfurt, Gjermani — $2,626
15. Hong Kong — $2,715
14. Auckland, Zelandë e Re — $2,762
13. Londër, Britani e Madhe — $2,776
12. Tokio, Japoni — $2,897
11. Wellington, Zelandë e Re — $2,941
10. Kopenhagë, Danimarkë — $2,958
9. Singapor — $3,077
8. Oslo, Norvegji — $3,154
7. Melburn, Australi — $3,344
6. Sidnej, Australi — $3,451
5. Chicago, SHBA — $3,622
4. New York, SHBA — $4,304
3. Boston, SHBA — $4,322
2. San Francisco, SHBA — $4,817
1. Cyrih, Zvicër — $5,876