Paris Saint-Germain ka konfirmuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me trajnerin argjentinas, Mauricio Pochettino, ndërsa ka zbuluar kohëzgjatjen e kësaj marrëveshjeje.
Klubi francez ka bërë të ditur arritjen e marrëveshjes me trajnerin Pochettino, i cili vjen si pasues i gjermanit Thomas Tuchel, i cili u shkarkuar në javën e fundit të viti 2020.
“Mirësevjen Mauricio Pochettino”, shkruhej në postimin e shkurt zyrtar të klubit francez në Twitter.
Megjithatë, disa minuta më vonë, faqja e PSG-së zbuloi edhe detajet e marrëveshjes me argjentinasin, i cili kishte nënshkruar një kontratë për një vit e gjymsë me mundësi për rinovim edhe për një vit tjetër.
“Paris Saint-Germain është i kënaqur të njoftojë emërimin e Mauricio Pochettinos si trajner i ri i ri”.
“Argjentinasi ka nënshkruar një kontratë me klubin nga kryeqyteti francez deri më 30 qershor 2022, me një mundësi për një vit shtesë”, thuhej në postimin pasues të PSG-së.
Pochettino do të fillojë seancën e tij të parë stërvitore si trajner i francezëve nesër (e diel) më 3 janar të 2021, pas rikthimit të ekipit nga pushimi dimëror. /Telegrafi/
Paris Saint-Germain is pleased to announce the appointment of Mauricio Pochettino as it's new head coach. The Argentine has signed a contract with the club from the French capital until 30 June 2022, with an option for an extra year.https://t.co/VPIE35lTYT
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) January 2, 2021