Site icon Telegrafi

Paris Saint-Germain mban kontakte me sulmuesin Rashford

Paris Saint-Germain po mban kontakte joformale me sulmuesin e Manchester Unitedit, Marcus Rashford .

24-vjeçari dukej se po luftonte për gola këtë sezon, duke shënuar vetëm dy në 11 ndeshjet e tij të para të sezonit në Ligën Premier.

Por, dy gola në dy ndeshjet e tij të fundit – i fundit një goli i fitores së vonshme kundër West Ham në Old Trafford – ka parë besimin e tij të rritet.

Lexo po ashtu Rashford hero i Man Utd, ia siguron fitoren në shtesë ndaj West Hamit

Megjithatë, gazetarët francezë Hadrien Grenier dhe Abdellah Boulma raportojnë se gjigantët e Ligue 1, PSG, po përpiqen të joshin sulmuesin anglez të transferohet në Parc des Princes.

Ata raportojnë se Rashford është ‘joshur’ nga ideja për t’iu bashkuar parisienëve, të cilët mund të mburren me yje të mëdha si Neymar dhe Lionel Messi.

Dyshja shton gjithashtu se liderët e Ligue 1 synuan Rashford verën e kaluar, por vetëm në rast se francezi Kylian Mbappe do t’i bashkohej Real Madridit.

Rashford ka më pak se 18 muaj të mbetur në marrëveshjen prej 200 mijë funtesh në javë që ai nënshkroi në vitin 2019, megjithëse Unitedi ka opsionin ta zgjasë atë edhe për një vit tjetër. /Telegrafi/

Exit mobile version