Paris Saint Germain thuhet se është i vendosur për atë që do të ishte një tronditje e rëndësishme e skuadrës pasi disa nga lojtarët e tyre kryesor mund të jenë në rrugën e tyre për t’u larguar këtë verë.
Sipas gazetës Marca, kampionët francezë janë të përgatitur të lejojnë lojtarë si Sergio Ramos, Neymar dhe fituesin e Kupës së Botës, Lionel Messi, të largohen nga klubi, me Arabinë Saudite që shihet si një destinacion i mundshëm për të tre.
Thashethemet kanë qarkulluar pas një tjetër sezoni zhgënjyes për PSG-në. Pavarësisht se ka shtatë pikë më shumë se Marseille në krye të Ligue 1, klubi në pronësi të Katarit ka dështuar sërish të lërë gjurmën e tij në Evropë, duke u eliminuar nga 1/8-ta e Ligës së Kampionëve.
Raporti i gazetës spanjolle sugjeron se Messi dhe Ramos, të cilëve të dy u skadon kontrata këtë verë, do të largohen përpara ndërsa Neymar, marrëveshja e të cilit është deri në vitin 2025, gjithashtu mund të lejohet të largohet, me PSG-në që besohet të jetë e hapur për oferta drejt brazilianit 31-vjeçar.
Me një opsion të mundshëm të Superligës Saudite, mund të shihet që Messi të rreshtohet kundër Cristiano Ronaldos në atë që do të ishte një ringjallje e bujshme e një rivaliteti të gjatë midis dy lojtarëve që shihen gjerësisht si më të mëdhenjtë që kanë luajtur ndonjëherë këtë lojë.
Raportet tregojnë se Al Hilal, rivalët e Al Nassr të Ronaldos, janë të interesuar të rrëmbejnë Messit, ndërsa do të provonin transferimin e Neymarit nëse nuk arrijnë ta joshin argjentinasin.
Ndërkohë, Ramos duket se është objektivi kryesor i Al Nassr dhe tashmë besohet se po zhvillohen negociata për një ribashkim të mundshëm me ish-shokun e tij të skuadrës në Real Madrid. /Telegrafi/