Site icon Telegrafi

Paris Saint-Germain i hapur për largimin e Kimpembes

Klubi francez, Paris Saint-Germain është i hapur për të lënë Presnel Kimpembe të largohet këtë verë.

Kampioni aktual i Ligue 1 është gati të bëjë shumë ndryshime këtë afat kalimtar të verës, ku nuk përjashtohen transferimet e reja, por edhe largimet.

Një nga lojtarët që mund të largohet befasisht është edhe njëri nga kapitenët, Kimpembe, dhe PSG është gati ta lejojë largimin e tij.

Lexo po ashtu Atletico bën ofertë zyrtare prej 50 milionë eurove për Kimpemben

Sipas gazetarit Fabrzio Romano, Kimpembe nuk është jashtë projektit, por e ardhmja e tij varet nga propozimet.

Kjo thuhet se është edhe arsyeja pse bisedimet për kontratën e re po ngecin mes palëve.

Ekipet e interesuara për transferimin e mbrojtësit francez janë Atletico Madridi dhe Chelsea. /Telegrafi/

Exit mobile version