Paris Saint-Germain ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 në shtëpi ndaj Toulouse në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Ligue 1.
Kampioni aktual francez ka vazhduar serinë pozitive dhe fitoren, pasi ka mposhtur Toulouse në ndeshjen e zhvilluar në Parc des Princes.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Achraf Hakimi (38’) dhe Lionel Messi (58’) për vendasit, ndërsa Branco van den Boomen (20’) për mysafirët.
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte ylli maroken, Hakimi, i cili pas golit dhe asistimit u vlerësua me notë 8.8.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për Maxime Dupe, Rasmus Nicolaisen dhe Fares Chaibi të mysafirëve që u notuan me 6.3.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/