Trashëgimtarja e famshme, Paris Hilton, në javën që lamë pas u fejua me aktorin Chris Zylka.
Aktori i propozoi biondes së njohur gjatë skijimit në Aspen, ndërsa 36-vjeçarja ka angazhuar sigurim për t’ia ruajtur unazën e shtrenjtë.
“Është unaza më e bukur që kam parë ndonjëherë. Duke qenë se vjedhjet nëpër shtëpi janë të shpeshta dhe nuk dua të jem në shënjestër të hajnave, kam angazhuar sigurim”, ka treguar Paris.
Kur Hilton nuk ndodhet në shtëpinë e saj në Beverly Hills apo nëse e heq unazën nga gishti, atë do t’ia ruajë sigurimi ditë e natë.
Unazën e fejesës së Paris Hilton e ka punuar artari Michael Green, ndërsa Zylka ka kërkuar që diamanti të ishte në formën e dardhës ngjashëm si stolitë e nënës së tij.
“Jam shumë e entuziazmuar që jam fejuar me dashurinë e jetës sime dhe me mikun më të mirë”, ka thënë Paris, e cila është qe një vit në lidhje me aktorin.
Unaza e diamantit që ia dhuroi Zylka, kushton dy milionë dollarë. /Telegrafi/