Site icon Telegrafi

Paris Jackson përgënjeshtron njoftimet se ka dashur të bëjë vetëvrasje

Paris Jackson (Foto: Roy Rochlin/Getty Images/Guliver)

Paris Jackson i ka përgënjeshtruar njoftimet se ishte dërguar me urgjencë në spital, pasi tentoi të bënte vetëvrasje.

Një burim i ka thënë DailyMail.com që raportimet se vajza e Michael Jackson ka dashur ta vrasë veten të shtunën nuk janë të vërteta.

https://twitter.com/ParisJackson/status/1107008199217938432

Në javët e fundit po flitet vazhdimisht se Mbreti i muzikës pop ka abuzuar seksualisht me fëmijë, ndërsa TMZ ka raportuar se Paris nuk ka mundur ta durojë presionin e vazhdueshëm që po i bëhet familjes së saj lidhur me të kaluarën e babait të ndjerë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Paris Jackson

Megjithatë, pas këtyre raportimeve ka reaguar edhe vet vajza e Jackson me një sërë postimesh në Twitter.

“Gënjeshtra, gënjeshtra, gënjeshtra, o Zot, akoma më shumë gënjeshtra”, ka shkruar ajo në një postim, ndërsa në një tjetër ka sharë në drejtim të TMZ që e ka publikuar lajmin. /Telegrafi/

Exit mobile version