Telegrafi

Paris Jackson nis karrierën si aktore

NEW YORK, NY - MAY 01: Paris Jackson attends the "Rei Kawakubo/Comme des Garcons: Art Of The In-Between" Costume Institute Gala at Metropolitan Museum of Art on May 1, 2017 in New York City. (Photo by Dimitrios Kambouris/Getty Images)

Vajza e Mbretit të ndjerë të muzikës pop Michael Jackson, Paris Jackson, pritet të bëjë debutimin e saj në kinema.

Revista Variety raportoi se ajo do të portretizonte një 20-vjeçare rebele përkrah aktorit David Oyelowo në filmin që do të drejtohet nga Nash Edgerton. Paris është më e madhja nga fëmijët e Michael Jackson.

Lexo po ashtu Vajza e Jakcson ekspozon edhe pirsingun nën rroba (Foto)

Pas vdekjes së tij në vitin 2009, ajo ka jetuar me dy vëllezërit nën kujdestarinë e gjyshes së tyre 83-vjeçare, të cilës edhe iu dha e drejta nga gjykata. Bashkë me ta, jetonte edhe kushëriri TJ Jackson, djali i vëllait më të madh të Michael Jackson, Tito.

Nëna biologjike e Paris Jackson është Debbie Rowe, që ishte martuar me Michael Jackson nga viti 1996 deri në vitin 1999 dhe hoqi dorë nga kujdestaria e dy fëmijëve me të, si pjesë e marrëveshjes së divorcit. /TCH/