Telegrafi

Paris Jackson dhe Cara Delevingne konfirmojnë romancën e tyre me një puthje pasionante

Thashethemet për romancën mes tyre ka kohë që qarkullojnë

Dhe tani duket se 19-vjeçarja Paris Jackson dhe Cara Delevingne, 25 vjeçe, po e bëjnë publike me marrëdhëniet e tyre lezbike.

Ato kanë konfirmuar dashurinë e tyre me një puthje pasionante në fund të një nate feste.

Dyshja u panë duke dalë së bashku në trotuar pas një feste të shfrenuar. Ato ende vallëzonin me njëra-tjetrën, teksa në fund shkëmbyen një puthje pasionante mes vete.

Të dyja shihen shumë shpesh së bashku, dhe mbesin në kontakt të shpeshtë.

Cara dhe Paris nxitën thashetheme për romancën e tyre pikërisht nga ushëtimet në Los Anxhelos, Itali, Pragë, e Angli ku vazhdimisht shoqëroheshin nga njëra-tjetra.

“Nuk e mohoj se ka një shkëndijë,” i kishte thënë një burim i The Sun muajin e kaluar.

Përveçse aktore, Jackson dhe Delevingne janë trashëgimtare të privilegjuara të milionerëve mijëvjeçarë. /Telegrafi/