Vajza e vetme e Michael Jackson, Paris, thotë se babai i saj ishte vrarë.
Në një intervistë të zgjeruar për Rolling Stones, Paris thotë se ajo është e bindur se vdekja e babit të saj, mbretit të pop muzikës, Michael Jackson, ishte e montuar.
Këngëtari vdiq nga mbidoza me propofol anestetik të fuqishëm. Mjeku i tij Conrad Murrey më vonë ishte shpallur fajtor për keqtrajtim të pavullnetshëm.
Por, Paris thotë se ka më shumë në gjithë këtë tregim, shkruan Telegrafi.
“Ai do të aludonte vazhdimisht për njerëz që kërkojnë ta zhdukin”.
“Dhe në një moment ai më tha madje se dikush një ditë do ta vriste”, theksoi vajza Paris.
Ndërsa e pyetur nga gazetari Brian Hiatt nëse ajo menon ende se babai i saj ishte vrarë, përgjigja e Paris ishte e shkurtër dhe e qartë.
“Absolutisht”, precizoi ajo.
“Këtë e them sepse është e sigurt. Gjithçka përshtatet në atë pikë. Tingëllon si një teori komplete konspirative, por të gjithë fansat e vërtet dhe e gjithë familja e di këtë. Ishte një montim”, deklaroi ajo.
Ajo më pas shtoi se shumë njerëz kërkuan që babai i saj të jetë i vdekur dhe se ajo po luante një “lojë shahu” për t’i sjellë ata para gjykatës. Adoleshentja nuk tha ndonjë emër specifik, e as nuk e implikoi Conrad Murrayn në këto akuza.
/Telegrafi/