Paris Hilton ka ecur krah për krah me yjet më të mëdhenj të modës në sfilatën ‘Mugler’, por për shkak të ecjes së saj është tallur në rrjete sociale.
Momenti i madh për Paris Hilton u la në hije nga reagimet në internet pasi videoja e ecjes së saj u përhap në të gjitha platformat dhe disa komente e krahasuan me atë të një pule.
British Vogue postoi një video nga shfaqja në Instagram të martën, me Hilton të veshur me një fustan të zi të shkurtër.
Pamja e saj, e kombinuar me një palë këpucë me taka të lakuara, mund të ketë qenë arsyeja e mënyrës së ecjes, gjë që i shtyu përdoruesit e internetit të bënin shaka me të.
Në Tëitter, ata më së shumti frymëzoheshin nga batutat dhe një nga postimet në Twitter shkruante: “Kështu eci kur vesh taka një herë në vit”.
paris hilton walking for the mugler show ✭ pic.twitter.com/C0JWUskatD
— DIDU (@muglare) October 2, 2023
“Kështu eci kur jam e dehur, por po përpiqem të provoj që nuk jam”, “Më falni, por pse ecën si RoboCop?”, thonë disa të tjerë.
Një përdorues pyeti: “Përse ecën kjo si pulë?”.
Pati edhe nga ata që e mbrojtën duke pretenduar se ajo ka pasur stilin dhe mënyrën e saj të ecjes që në vitet ’90. /Telegrafi/