Telegrafi

Paris Hilton shtyn datën e martesës

Kambanat e dasmës nuk do të kumbojnë së shpejti për Paris Hiltonin.

Të afërmit e ardhshëm të trashëgimtares së Hilton, Chris Zylkës kanë thënë për mediat amerikane se biondina ka shtyrë datën e martesës për disa muaj.

“Ata kishin të vendosur të martoheshin në muajin nëntor të këtij,” thotë një burim për “Six Page”.

“Por ata e kanë shtyrë deri në muajin maj të vitit të ardhshëm. Ajo donte më shumë kohë për të planifikuar gjithçka rreth dasmës madhështore”, tha burimi.

Thuhet se ceremonia e martesës së dyshes pritet të mbahet në Hollywod të Los Angelesit, ku do të marrin pjesë shumë miq dhe familjarë.

Lexo po ashtu Paris Hilton: Doja të vdisja kur u publikua videoja e seksit

Kujtojmë se çifti ka kurorëzuar me fejesë lidhjen e tyre në muajin janar në Aspen, Kolorado.

Ai i kishte dhuruar një unazë prej 20 karatësh në vlerë prej dy milionë dollarësh. /Telegrafi/