Site icon Telegrafi

Paris Hilton i puth barkun gruas shtatzënë, ndan edhe 350 mijë dollarë për të mbijetuarit e tërmetit në Meksikë

Ajo konsiderohet si një ndër femrat më të pasura në botë në saje të trashëgimisë së familjes Hilton.

Bëhet fjalë për bukuroshen Paris Hilton, e cila ka një numër të madh të bizneseve nën siglën e emrit të saj.

Kjo ka bërë që biondina herë pas here të merr pjesë edhe në aksione të ndryshme me karakter bamirës.

Ylli 37-vjeçar së fundi ka qëndruar në shtetin meksikan ku ka shpërnda shishe të parfumit dhe jastëkë me emrin e saj me rastin e vizitës së të mbijetuarve.

Ajo bërë edhe disa fotografi me disa prej njerëzve, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan në tërmetin me magnitudë 7.1 ballë, që la 370 viktima dhe plagosi 6 mijë të tjerë.

Lexo po ashtu Paris Hilton ekspozon unazë dy milionë dollarëshe në Javën e Modës në New York

Në një moment, Paris u gjunjëzua për të puthur barkun e një gruaje shtatzënë gjersa dhuroi edhe 350 mijë dollarë për të ndihmuar në rindërtimin e qytetit të San Gregorios.

Ndryshe, Paris a vlerësohet se ka një pasuri prej 300 milionë dollarëve gjersa do të trashëgon të gjithë pasurin e familjes Hilton. /Telegrafi/

Exit mobile version