Telegrafi

Paris Hilton pozon “topless” në fotosesionin e fundit (Video)

Sipërmarrësja e njohur Paris Hilton i ka thënë po propozimit për fejesë nga i dashuri i saj, Chris Zylka. 

Ajo i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë me fejesë, pasi mori një propozim nga i dashuri i saj gjatë një udhëtimi në Aspen të Colorados.

Por, duket se planet për martesë nuk shihen në horizont pasi që po vazhdon me angazhimet rreth botës së modës.

Biondina së fundi ka publikuar disa fotografi dhe video nga një fotosesion teksa shihet mjaft tërheqëse dhe seksi.

Në fakt, 37-vjeçarja shihet lakuriq në imazhin e fundit teksa gjinjtë i mbulon me flokët e gjata që i posedon trashëgimtarja e familjes Hilton.

Ndryshe, ajo lajmin e fejesës e bëri të ditur përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Twitter, ku shfaqte momentin e marrjes së propozimit për fejesë.

Lexo po ashtu Fejohet Paris Hilton! (Foto)

Ndërkohë i dashuri i saj Chris Zylka është me profesion aktor, ndërsa ka luajtur në filmat e njohur si: “The Leftovers” dhe “The Amazing Spider-Man”. /Telegrafi/