Paris Hilton është një prej femrave më të pasura në botë në saje të pasurisë së gjyshit të saj miliarder, i cili e sheh si trashëgimtare.
E kjo e bën që ajo herë pas here të jetë edhe në qendër të vëmendjes së mediave botërore.
Së fundi, 35-vjeçare ka mbuluar ballinën e revistës “Vanity Fair” dhe do të jetë në shitje në muajin mars, transmeton Telegrafi.
Bukuroshja shihet lakuriq në pjesën e lartë të trupit duke i mbuluar gjinjtë ndërsa poshtë ka të veshur xhinse të bardha.
Ndryshe, Paris njihet edhe për jetën luksoze që bën dhe këtë e dëshmon duke publikuar imazhe në rrjete sociale. /Telegrafi/