Kreatorja e modës, modelja, aktorja, këngëtarja dhe sipërmarrësja e njohur, Paris Hilton, u fejua gjatë këtij viti me aktorin Chris Zylka, mirëpo para një muaji i dha fund lidhjes me të.
Ndërkaq, përkundër ndarjes, 37-vjeçarja vendosi që të mos ia kthente unazën e shtrenjtë të fejesës.
Biondja e famshme së fundmi ka qenë e ftuar në një emision në radio Sirius XM, ku ka folur edhe për unazën e diamantit prej 20 karat, e cila kushton rreth dy milionë dollarë.
Ajo ka thënë se i ka bërë shumë promocion shitësit të unazës, i cili ka fituar miliona dollarë nga marketingu falas, ashtu që i ka thënë që ta mbajë unazën e saj të fejesës.
“Kur dashurohem, dashuroj me gjithë zemër, mirëpo lidhja ime e fundit megjithatë ishte një romancë kalimtare”.
“Gjithmonë kam qenë e fiksuar pas tregimeve të dashurisë me përfundim të lumtur, mirëpo në fund doli se lidhja ime e fundit nuk mund të ishte e tillë”, ka rrëfyer Hilton.
Kujtojmë që Hilton dhe Zylka u fejuan më 2 janar të këtij viti në Aspen, ndërsa videoja e fejesës u bë hit në rrjetet sociale. /Telegrafi/
Such a beautiful and romantic moment, so happy that my favourite couple is now #Engaged ❤💍 @ParisHilton #ChrisZylka pic.twitter.com/CbHvUwkETs
— Hilton Empresses (@HiltonEmpresses) January 2, 2018