Telegrafi

Paris Hilton i komenton Era Istrefit (Foto)

Era Istrefi ditë më parë solli këngën më të re në bashkëpunim me French Montanën.

Këngëtarja shqiptare po vazhdon të korr suksese edhe në arenën ndërkombëtare, ku së fundi ka perfomuar para një publiku të madh në qytetin amerikan të New Yorkut.

Para fansave Istrefi u paraqit me një palë pantolla, të cilat si emblemë kishin fytyrën e trashëgimtares së famshme të familjes Hilton, Paris Hilton.

“Parisi të thërret dhe unë them, po, po”, kishte shkruar në llogarinë personale Era.

E kjo duket se nuk kaloi pa u pa prej bukuroshes amerikane, e cila i ktheu komentin këngëtares prishtinase.

“Kjo është shumë seksi”, i ka shkruar Parisi, ndërsa Era i është përgjigjur “Aww je shumë e lezetshme”.

Ndryshe, kënga e fundit “No I Love Yous” e Erës është shikuar mbi 5.6 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/