Site icon Telegrafi

Paris Hilton i kishte lënë fansat të qëndronin në shtëpinë e saj para përhapjes së COVID-19

Paris Hilton (Foto nga Mike Coppola/Getty Images for American Heart Association/Guliver)

Paris Hilton ka zbuluar se i lë fansa e saj të qëndrojnë në shtëpi për shkak të pandemisë coronavirus.

Të gjithë fansat kanë mundësinë të qëndrojnë në rezidencën e saj madhështore në Bevely Hills, shkruan Daily Mail.

E gjithë kjo përvojë e mrekullueshme e stilit të jetës ishte, natyrisht, para bllokimit aktual të coronavirusit dhe urdhërave për qëndrim në shtëpi nga qeveria e SHBA-së.

Duke folur për “Little Hiltons” 39 vjeçarja i tha revistës së re: “Marrëdhënia që ne kemi është kaq e mahnitshme. Unë në të vërtetë kam pasur disa prej tyre që vinin dhe qëndronin në shtëpi”.

“Kudo që shkoj nëpër botë, sigurohem që ata janë atje, sepse mund të ndihen të vetmuar pasi i lë për pak kohë vetëm”, tha ajo.

Paris Hilton (Foto: Eugene Gologursky/Getty Images for MCM/Guliver)

Modelja ka qenë duke i mbajtur ndjekësit e saj të azhurnuar me postime nga izolimi i saj në shtëpi, pavarësisht mungesës së tyre fizike. /Telegrafi/

 

Exit mobile version