Trashëgimtarja e pasurisë së familjes Hilton, Paris ka vendosur t’i jap fund fejesës me Chris Zylkan.
Siç njoftojnë mediat e huaj, çifti vendosi të shkonte në rrugë të ndryshme dhe të ndërpresë lidhjen e tyre.
Një burim për Yahoo.com ka deklaruar se biondina ka kuptuar se marrëdhënia e tyre nuk po funksiononte dhe e kuptoi se i dashuri nuk ishte për të në vazhdim të jetës.
Paris konfirmoi statusin e një vajze të lirë në llogarinë personale në Instagram me një koment tjetër pranë videos “Miss Independent”.
Paris dhe Chris janë në një romancë në dy vjetët e fundit gjersa aktori i kishte propozuar martesë bukuroshes në muajin janar të këtij viti në Aspen.
Theksojmë se Paris zbuloi unazën e madhe prej diamanti me vlerë dy milionë dollarë.
Ndryshe, 37-vjeçarja është duke punuar në projekte të reja të modës si dhe të filmave. /Telegrafi/