Paris Hilton festoi një vjetorin e lidhjes me të dashurin Carter Reum me një video montazh të ëmbël të publikuar në Instagram.
Bukuroshja 39 vjeçare e zyrtarizoi lidhjen me Reum me një foto të ndarë në Instagram në muajin prill, por që çifti filluan takimet në janar – ku edhe u fotografuan së bashku në ndejë të ‘Golden Globes’.
Të shtunën, Hilton shpërndau një video në Instagram duke treguar disa nga momentet e tyre së bashku gjatë vitit të kaluar, bashkangjitur edhe këngën e saj “Heartbeat”.
“Gëzuar 1 vjetorin dashuria ime”, ka shkruar ajo në video. “Më pëlqen që ne e festojmë dashurinë tonë çdo muaj! Nuk mund ta besoj që ka kaluar vetëm një vit. Ndihet sikur kam qenë me ju një jetë! Unë kurrë nuk jam ndjerë kaq afër një personi tjetër në jetën time. Dhe kjo sepse ti je i pari që rrëzove muret që ndërtova rreth zemrës sime dhe ma hapi zemrën në një mënyrë që nuk e dija se ishte e mundur”.
Hilton po ashtu shtoi se romanca e saj e re me Carter ka qenë më ndryshe nga lidhjet e mëparshme.
Modelja tregoi arsyen e ndarjes në “The Talk” në nëntor të vitit 2018.
“Unë vetëm po mundohem të kem kohën time, për vete. E pashë që ky nuk ishte vendimi i duhur”, vazhdoi Hilton. /Telegrafi/