Telegrafi

Paris Hilton bëhet nënë për herë të parë

Foto: Instagram

Paris Hilton ka njoftuar së fundmi se është bërë nënë për herë të parë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Carter Reum, zbuluan lajmin përmes një postimi të shpërndarë në rrjete sociale.

Bukuroshja ka ndarë me ndjekësit një imazh në Instagram, ku shihet duke mbajtur dorën e foshnjës së porsalindur.

Lajmi i Hilton ishte paksa befasues pasi ajo nuk ishte parë shtatzënë dhe nuk kishte ndarë ndonjë plan specifik për mëmësinë, por thuhet se fëmija i çiftit u lind përmes një surrogateje.

Paris ka thënë për revistën People se ishte gjithmonë ëndrra e saj të bëhej nënë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Paris Hilton

“Ne jemi shumë të emocionuar që kemi krijuar familjen tonë së bashku”, tha ajo në një deklaratë.

Paris dhe Carter u martuan në nëntor të vitit 2021, të cilët organizuar një ceremoni madhështore për ditën e rëndësishme të tyre.

Çifti konfirmuan për herë të parë marrëdhënien e tyre në prill të vitit 2020. /Telegrafi/