Telegrafi

Paris: Dy mijë pasagjer të bllokuar nga bora

”Aeroporti ka problem me lëngun antingrirës, i cili në kushtet aktuale nuk rezulton të jetë shumë efektiv kur hidhet në aeroplanë”, shkruhej në një deklaratë. De Gaulle është aeroporti i tretë më i madh i kontinentit.

Ngrica dhe dëbora nuk kanë kursyer as Gjermaninë, ku funksionimi i autostradave dhe rrugëve hekurudhore është çorientuar krejtësisht. Në një aksident në Berlin një person humbi jetën në autostradë, ndërsa pranë Mynihut 50 makina u përfshinë në një përplasje masive.

Reshje të reja dëbore pritet të godasin veriun e vendit gjatë ditës së sotme, ndërsa në mbrëmje u ndërpre funksionimi i hekurudhës ndërmjet Hanoverit dhe Berlinit për shkak të ngricës. Sipas Institutit Meteorologjik Gjerman, kryeqyteti nuk shihte kaq shumë dëborë që prej vitit 1908.

Transportet janë në kaos edhe në Belgjikë, ku për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, autostrada dhe stacione kryesore hekurudhore janë mbyllur në të gjithë vendin. Ashtu si në Gjermani e Francë, nëpër rrugë mund të shikosh të njëjtin spektakël, makina të braktisura apo të bllokuara kudo. /Telegrafi/