Pasi mediat raportuan se terminali në aeroportin “Sharl de Gol” në Paris është evakuuar të shtunën për shkak të një pakete të dyshimtë në afërsi të vendit ku kryhet kontrolli i pasaportave, autoritetet e aeroportit njoftuan se bëhet fjalë për alarm të rrejshëm.
“Nuk ka evakuim në aeroport sot. Është kryer vetëm procedura e zakonshme për valixhe. Tash serish funksionojmë normalisht”, thanë zyrtarë të aeroportit.