Sot do të mbahet për herë të gjashtë ngjarja sportive “I pari në maje 2018” në malin Vodno në Shkup.
Edhe këtë vit pjesëmarrësit do të garojnë në vrapim malor, çiklizëm, si dhe do të mbahet pikniku tradicional në maje të malit, ndërsa pas përfundimit është planifikuar program muzikor dhe ceremonia e shpalljes së fituesve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Fillimi i garave është caktuar për në orën 09:45 tek Muzeu i Shkupit për çiklistët dhe në orën 10:00 tek shkolla fillore “Koço Racin” për ata që garojnë në vrapim dhe ngjitje.
Këtë vit pritet të marrin pjesë mbi dy mijë garues, me numër të shtuar të pjesëmarrësve nga vendet e jashtme. Këtë ngjarje e organizon shoqata për sport dhe rekreacion “I pari në maje” në bashkëpunim me Bashkinë e Shkupit./Telegrafi/