Telegrafi

I pari luan me të fundit: Schalke – Bayern Munich, formacionet zyrtare

Schalke do të jetë nikoqirë i Bayern Munich në kuadër të javës së 15-të të Bundesligë.

Vendasit kanë vetëm një fitore nga pesë ndeshjet e fundit dhe atë në përballjen e mesjavës ndaj Mainz.

Minatorët kanë vetëm 9 pikë dhe janë në vendin e fundit në renditje.

Në anën tjetër Bayern Munich ka pesë fitore në pesë takimet e fundit.

Bavarezët janë lider me 31 pikë në krye të Bundesligës.


Schalke: Schwolow; Joshida, Kraus, Terodde, Bulter, Karaman, Drexler, Brunner, Mohr, Kral, Matriciani

Bayern Munich: Neuer; Kimmich, Pavard, Upamecano, Hernandez; Goretzka, Musiala; Gnabry, Sane, Coman; Choupo-Moting;


/Telegrafi/