“Someday” është në shitje që nga 23 qershori, ndërsa një kohë është shitur ekskluzivisht në dyqanin e “Macy” në New York.
“Ai parfum do të jetë më i shituri në vitin 2011. Nuk kemi pasur diçka të këtillë që nga parfumi ‘Glow’ i Jennifer Lopez apo ‘Curious’ i këngëtares Britney Spears”, ka thënë analistja Karen Grant.
Shitjen e parfumit padyshim që e ka shtuar edhe paraqitja e Justin Bieber në kompaninë “Macy”.
Të përkujtojmë se parfumi “Someday” u dedikohet femrave nga 14 deri në 18 vjeç, gjegjësisht fanseve të Bieber. /Telegrafi/