Site icon Telegrafi

Parfumi i tepërt dërgon 34 persona në spital

Përfaqësuesja e ndihmës së parë në Fort Worth ka deklaruar se 34 persona janë hospitalizuar pasi që janë ankuar për marramendje dhe pengesa në frymëmarrje. Në qendrën kolektive, ndihmën e parë e kanë pranuar edhe 110 persona tjerë.

Zjarrfikësit kanë theksuar se krejt ka filluar kur dy të punësuar kanë filluar të ankohen për dhimbje të kokës menjëherë pasi që një kolege e tyre ka parfumosur hapësirën. Menjëherë është dhënë vërejtje që të gjithë ata që kanë simptome të njëjta të lëshojnë ndërtesën. Hulumtuesit nuk kanë treguar se për çfarë lloj parfumi bëhet fjalë.

Exit mobile version