Faton Islami, i njohur me emrin artistik Phatooni, ka publikuar parodinë e radhës që mban titullin “Pareli”.
Komiku nga Tetova që studion Artet Vizuale, ka sjellë versionin e tij të hitit të Majkut, “Dashni”, që e ka sjellë me videoklip.
Teksti i kësaj parodie konfirmon faktin se gjithçka në ditët e sotme sillet rreth parasë.
Kujtojmë që Phatooni rezultoi jashtëzakonisht i suksesshëm me parodinë e këngës së Era Istrefit, “Bonbon”.
Parodia e tij me titull “Llom llom” numëron mbi 8.3 milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/