Cristiano Ronaldo pranoi që të bënte një selfie me një tifoz që hyri në fushë, para se gjyqtari të jepte shenjë për fillimin e pjesës së dytë në sfidën kualifikuese për Botërorin e 2018-s që luzitanët e zhvilluan në Ishujt Faroe.
Tifozi arriti të shmangte punëtorët e sigurisë dhe të shkonte tek Ronaldo, i cili sapo kishte dalë nga tuneli. Ai i kërkoi të bënin një foto që Ronaldo pranoi.
Kjo nuk është hera e parë që Ronaldo pranon të bëjë selfie me tifozët në fushë. Kjo pothuajse ndodh përherë me kapitenin e Portugalisë.
Ndërkohë, luzitanët kampionë të Europës nuk patën probleme në fushë me Ishujt Faroe që u dorëzuan pa kushte në një ndeshje e cila u mbyll 0-6. Andre Silva i vodhi skenën e protagonistit Cristiano Ronaldos me 3 gola, por sulmuesi i Realit la gjithsesi shenjë në një prej rrjetave të pjesës së dytë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ZEb7zH7p-4o