Telegrafi

Paredes mund t’i bashkohet gjigantit gjerman

Roma mund të mbetet edhe pa një tjetër yll në skuadër.

Fjala është për mesfushorin e talentuar, Leandro Paredes i cili mund të largohet gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Kryeqytetasit e shohin si lojtar të së ardhmes, mirëpo së fundmi për të është futur në garë Borussia Dortmund.

Mediat gjermane kanë raportuar se Dortmund ka zgjuar interesimin për argjentinasin dhe kanë kontaktuar Romën për të.

Përgjigja e parë e Romës ka qenë negative pasi që e konsiderojnë të pa shitshëm yllin e tyre.

Por Dortmund do të provojë transferimin e tij me një ofertë prej 35 milionë euro.

Gjithsesi në garë për lojtarin mbetet edhe gjiganti rus Zenit St Petersburg. /Telegrafi/