Syri i majtë i Jess Graney, ishte fryrë dhe skuqur, duke i shkaktuar shumë dhembje.
Me të kontrolluar mjekët, menduan se 19-vjeçarja ka ulcerë, transmeton Telegrafi.
Vajza nga Birmingham që studion gjuhën angleze në Nottingham, i është nënshtruar një kontrolli të detajuar të syrit, ku është zbuluar paraziti.
Nën syrin e saj jetonte Acanthamoeba Keratitis, që i gërryente me shpejtësi shtresat e syrit.
Pas një tretmani të gjatë mjekësor, ajo është lëshuar në shtëpi. Mirëpo gjatë ditës, ajo duhet të vë nga 22 pika për sy. /Telegrafi/