Telegrafi

Paratici: Ronaldo më i miri në botë, ndoshta më i miri në histori

Cristiano Ronaldo, Fabio Paratici (Foto: Getty Images/Guliver)

Drejtori i Juventusit, Fabio Paratici, deklaron se Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në botë dhe ndoshta më i miri në histori të futbollit.

Superylli portugez njihet për sukseset jashtëzakonshme në klubet ku ka luajtur, si edhe me përfaqësuesen, ndërsa statistikat e tij janë të frikshme.

“Cristiano është lojtari më i mirë në botë, ndoshta më i miri në histori duke i marrë në konsideratë të gjitha rekordet që i ka arritur në aspektin individual dhe me skuadra”.

Cristiano Ronaldo (Foto: Getty Images/Guliver)

“Ai e ka akoma dëshirën e jashtëzakonshme që të stërvitet dhe të luajë që shkon mbi të gjitha pritshmëritë”, ka deklaruar Paratici për Sky Sport Italia.

Vlen të theksohet se krahas pesë Topave të Artë, pesë trofeve të Ligës së Kampionëve, titujve të panumërt në ligat ku ka luajtur, CR7 ka kaluar shifrën prej 700 golash në karrierë. /Telegrafi/

Drejtori sportiv i Juves, Fabio Paratici (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)