Telegrafi

Paratici në Olimpico, e ndjek nga afër Zaniolon

Nicolò Zaniolo. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Nicolo Zaniolo është njëri nga talentet më të mëdhenj në Itali.

Mesfushori ofensivë i Romës ishte shumë i kërkuar në afatin kalimtar të verës, por Giallorosët nuk lejuan largimin e tij.

Roma ia vazhdoi kontratën xhevahirit të tyre deri në 2024, për t’i larguar ekipet e interesuara për të.

Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasi Juventusi vazhdon të insistojë për transferimin e tij.

Nicolo Zaniolo. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Drejtori sportiv i Zonjës së Vjetër, Fabio Paratici ka qëndruar në Olimpico për ta parë nga afër italianin e talentuar në takimin ndaj Atalantës.

Mediat italiane kanë raportuar se Juventus do të tentoj transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të verës.

Kampioni në fuqi i Italisë është gati të shpenzojë 60 milionë euro për transferimin e Zaniolos në Torino. /Telegrafi/