Site icon Telegrafi

Paratë e fituara në lotari ia jep një lypëseje

Rosemary Obiakor, 46-vjeçare, kishte fituar më shumë se tre milionë naira (15.700 euro), duke luajtur në lotarinë kombëtare. Kur në televizionin lokal e kanë pyetur se çfarë dëshiron të bëjë me këto para, ajo ka thënë se tashmë ia ka dhuruar një “lypësie me fat”.

Ajo ka thënë se kishte pasur frikë nga fitimi pasi ka dëgjuar shumë për fituesit e pafat dhe ka vendosur paratë t’ia dhurojë një gruaje e cila kishte kaluar në rrugë me fëmijën e saj dyvjeçar.

Pasi ka zbuluar se qesja ishte e mbushur me para, gruaja kishte filluar të bërtasë nga gëzimi dhe t’i puthë të gjithë kalimtarët me radhë.

“Lypësia fatlume” ka premtuar se do të hapë një shitore ushqimore, ndërsa paraprakisht edhe vet ua ka ndarë një pjesë të parave lypësve të tjerë.

Exit mobile version