Telegrafi

Paratë bien nga dritarja e një ndërtese në Kalkutë, kalimtarët e rastit vrapojnë për t’i kapur

Në Kalkutë të Indisë kalimtarët e rastit ishin dëshmitarë të ngjarje të pazakontë, por që i gëzoi pa masë kur panë se si paratë po binin nga qielli.

Në fakt bëhet fjalë për një ndërtesë të lartë nga e cila binin para, kurse në videot amatore mund të shihet se si përmes roletave dikush i hedh paratë të  cilat fluturonin, transmeton Telegrafi.

Por mediat lokale hamendësojnë se mund të bëhet fjalë për diçka tjetër, ku disa persona janë munduar t’i fshehin paratë para se të futeshin në objekt inspektorët tatimor.

Megjithatë, inspektorët indian tatimor kanë bërë të ditur se nuk kanë të bëjnë asgjë me këtë rast për të cilin është përfolur shumë.

Por kalimtarët e rastit u gëzuan kjo për faktin se patën rastin t’i mbledhin edhe pse bëhej fjalë për një shumë të vogël të parave – për 2,00 ruppe apo 28 dollarë amerikan. /Telegrafi/