Telegrafi

Parashutisti spanjoll hidhet nga 3.700 metra, zbret në tokë me 120 kilometra në orë – arrin ta kap kanaçen me precizitet të paparë

Ky është momenti kur një parashutist arrin të zbret me 120 kilometra në orë, dhe të rrëmben kanaçen e Red Bullit që ishte i vendosur në një hapësirë të gjelbëruar.

Nil Farre Berge, 28-vjeç nga Barcelona e Spanjës, ishte hedhur me parashutë nga 3.700 metra lartësi dhe me një shpejtësi të madhe kishte zbritur për ta kapur me një precizitet të papara kanaçen, transmeton Telegrafi.

Derisa i afrohej tokës, ai zgjat dorën dhe kap pijen e preferuar dhe vazhdon rrugëtimin e tij të planifikuar. Madje Berge thotë se ky ishte tentimi i tij i parë, dhe se këtë “akrobacion” nuk e kishte ushtruar më parë.

Pamjet e këtij momenti janë bërë virale në internet, kurse parashutistit spanjoll i është kërkuar nga shumë persona nga e mbarë botë të realizoj diçka tjetër të ngjashme. /Telegrafi/